Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Kushte Të Paqëndrueshme Atmosferike
English

Vlorë: Kushte Të Paqëndrueshme Atmosferike

VLORË, 8 maj/ATSH-H.Koçi/.-Situata meteorologjike sot në gjirin detar të Vlorës do të jetë e paqëndrueshme. Moti parashikohet të karakterizohet nga zhvillime të dendura resh dhe reshje të përkohshme e lokale shiu, gjë që do të ndikojë edhe në kushtet e lundrimit, që do të jenë të pafavorshme, veçanërisht për mjetet e vogla. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Jug-Juglindje, me shpejtësi që do të variojë nga 4-6 m/sek deri në 8-10 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 22-24 gradë celcius dhe ato minimale në 11-13 gradë celcius. Ndërkohë, valëzimi parashikohet të jetë 2-3 ballë brenda gjirit detar dhe 5-6 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë, që është ankoruar në kalata, do të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës./s.s./
KOMENTE