Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greva E Ps/Shkon Në 22 Numri I Grevistëve Të Dërguar Në Spital
English

Greva E Ps/Shkon Në 22 Numri I Grevistëve Të Dërguar Në Spital

TIRANË, 11 Maj/ATSH/ - Greva e urisë e 21 deputetëve të Partisë Socialiste dhe 180 mbështetësve të saj, sot në ditën e 11-të, regjistroi një tjetër të ri grevist që u transportua drejt spitalit "Nënë Tereza" për trajtim mjekësor të specializuar, duke e çuar në 22 numrin e grevistëve që i janë drejtuar qendrës spitalore. Sipas një njoftimi për shtyp nga PS, Artmir Ahmetaj, 26 vjeç nga Tirana pas problemeve të shfaqura në stomak u dërgua me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Greva e urisë e deputetëve të PS-së dhe mbështetësve të tyre, që po zhvillohet nga data 1 maj në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë Kryeministrisë, kërkon plotësimin e kërkesës së opozitës për transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit, përmes hapjes së kutive të votimit. /a.s//n.m/
KOMENTE