Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarrfikësi gjen vdekjen duke ndihmuar shuarjen e flakëve
English

Zjarrfikësi gjen vdekjen duke ndihmuar shuarjen e flakëve

Fier, 11 Maj NOA – Një 45-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme pasi ra nga pallati në përpjekje për të shpëtuar një familje e cila rrezikohej nga flakët e një zjarri të shpërthyer për shkaqe ende të paqarta.

Korrespondenti i agjencisë NOA informon se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21.00 në qytetin e Fierit, kur 45-vjeçari Eduart Mocka ka mbërritur nga Reparti lokal i Mbrojtjes kundër Zjarrit tek apartamenti në katin e tretë të një pallati ku një familje ishte përfshirë nga flakët e një zjarri të papritur.

Gjithçka ndodhi kur 45-vjeçari u fut nga dritarja e katit të tretë me një litar dhe u përfshi nga zjarri ndërsa ndihmonte evakuimin e pjesëtarëve të familjes në rrezik.

Policia tha se Mocka, baba i dy fëmijëve, ka marrë plagë të rënda pasi ra nga humbja e ekuilibrit duke gjetur vdekjen pak më vonë në spital ku u transportua në përpjekje për t’u shpëtuar.

e.b/r.n/NOA

KOMENTE