Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarandë: Zjarr Në Tregun Industrial Të Sarandës, Digjen 4 Njësi Shitjeje
English

Sarandë: Zjarr Në Tregun Industrial Të Sarandës, Digjen 4 Njësi Shitjeje

SARANDË, 13 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Një zjarr i përmasave të mëdha që përfshiu sot herët në mëngjes tregun industrial të qyteti të Sarandës, në afërsi të "Sheshit Geraldina" në agjencinë e udhëtarëve, u shua falë ndërhyrjes së forcave Zjarrfikëse dhe të Policisë. Burime nga komisariati i policisë së Sarandës thanë sot për ATSH-në, se ngjarja ndodhi në orën 06: 40 minuta, kur në qendër të tregut një shkëndi elektrike u përhap me shpejtësi, duke u kthyer në një zjarr të fuqishëm. Tregtarët e pranishëm njoftuan menjëherë Policinë dhe shërbimin zjarrfikës, ndërkohë që zjarri përparonte me shpejtësi dhe shtëllungat e tymit po bëheshin shqetësuese për të gjithë zonën e banuar. Policia ngriti që në momentet e para një grup hetimor për të zbardhur shkaqet e zjarrit. "Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët, të cilët dyshojnë se zjarri është shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik", thanë burime zyrtare. Rakip Muzhai, shefi i Zjarrëfikseve bëri të ditur, se pavarësisht ndërhyrjes në kohë, 4 njësi të shitjes të mallrave industriale u dogjën plotësisht./n.m/
KOMENTE