Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apeli i Bosch për partitë: Të pranojnë kompromisin
English

Apeli i Bosch për partitë: Të pranojnë kompromisin

Tiranë, 14 maj, NOA – Diplomacia ka hequr dorë nga qëndrimi neutral në lidhje me situatën politike duke kërkuar në mënyrë të prerë gjetjen e kompromisit.

Ka qenë ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, i cili në një prononcim për mediat ka përmendur, në mënyrë zyrtare, faktin se në tavolinë e bisedimeve ka një marrëveshje. Kreu i OSBE-së në Tiranë ka theksuar se tani është koha që palët të gjejnë kompromisin.

Ambasadori i OSBE-së, nuk është ndalur gjatë në detajet e kësaj marrëveshje, por ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një pakt që ka gjetur dhe mbështetjen e kancelarive perëndimore.

Bosch është treguar i kujdesshëm në deklaratën e tij, duke mos dhënë asnjë detaj mbi marrëveshjen e radhës mes palëve, por ka shtuar se “ky kompromis e ka mbështetjen e BE-së, SHBA-së, OSBE-së dhe duhet pranuar”.

Deklarata e kreut të prezencës së OSBE-së konfirmon në këtë mënyrë se mes palëve është vendosur komunikimi dhe ka një projekt konkret mbi të cilin po diskutohet.

m.xh/NOA

KOMENTE