Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba Dhe Kina Dialogojnë Për Çështje Shqetësuese
English

Shba Dhe Kina Dialogojnë Për Çështje Shqetësuese

UASHINGTON, 14 maj /ATSH-AFP/ - Dialogu kinezo-amerikan i organizuar këtë javë në Uashington për të drejtat e njeriut pati si tema kryesore disa çështje shqetësuese, u shpreh sot ambasadori amerikan në Kinë. "Për të qenë të qartë trajtuam çështje që janë shqetësuese", i shpjegoi shtypit Jon Huntsman në Departamentin e Shtetit. "Por, edhe për raste të veçanta, probleme lidhur me shtetin e së drejtës, fenë, të drejtën për punë, kjo është një shenjë maturie dhe e karakterit të plotë të marrëdhënieve mes dy fuqive të mëdha", shtoi ai. Ambasadori u shpreh se pret që disa "projekte të përbashkëta" të jenë rezultat i këtij dialogu vitin e ardhshëm. Pas dy vjet ndërprerjeje, dialogu zyrtar për të drejtat e njeriut rifilloi dje, me një mbledhje dy ditëshe në Uashington gjatë të cilës administrata Obama pritej të shprehet në veçanti për liritë fetare dhe internetin. Bisedimet u zhvilluan mes Michael Posner, zëvendëssekretar amerikan i Shtetit për demokracinë dhe për të drejtat e njeriut dhe Chen Xu, i ngarkuar me organizata ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme kineze. /I.Pu.
KOMENTE