Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Falsifikonin pasaportat dhe vizat, arrestohen 4 persona
English

Falsifikonin pasaportat dhe vizat, arrestohen 4 persona

Korçë, 15 maj, NOA – Policia e Korçës ka arrestuar dje katër persona për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të identifikimit dhe të vizave.

Të arrestuarit janë; Fiqiri Gjura, 49 vjeç, lindur e banues në fshatin Ushtelencë të Dibrës si dhe e afërmja e tij 51 vjeçarja S.Gjura. Po ashtu policia a arrestuar dhe Hamza Gjurën, 38 vjeç dhe Dritan Sinën 32 vjeç, të dy lindur dhe banues në Hodoshisht të Dibrës.

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pasi më datën “14.05.2010 në P.K.K. Tushemisht gjatë kontrollit të dokumenteve të shtetasve në dalje nga Republika e Shqipërisë në pasaportat e tyre u gjetën viza pune greke të cilat dyshohen se janë të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që policia sqaron se po vijon hetimet për këtë ngjarje dhe çështja i ka kaluar prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

m.xh/NOA

KOMENTE