Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukes - Lajme Shkurt - Atsh, 15 Maj
English

Kukes - Lajme Shkurt - Atsh, 15 Maj

Ndalohet kosovari në kërkim ndërkombëtar Është ndaluar në orët e mbrëmjes së kaluar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Morinës në rrethin e Tropojës, një shtetas kosovar që tentonte të hynte në Shqipëri për shkak se ishte i shpallur person në kërkim ndërkombëtar. Burime zyrtare të policisë lokale pohojnë se është ndaluar shtetasi Ilir Kusari, 35 vjec, lindur në Gjakovë dhe banues e nënshtetas gjermane, pasi ishte i shpallur person në kërkim ndërkombëtar nga gjykata e rajonit të Koblencit të Gjermanisë ne daten 22.3.2010 për akuzën e vjedhjes në rrethana rënduese. Ky është rasti i trete i ndalimit në kufirin Shqipëri - Kosovë i personave që janë në kërkim ndërkombëtar nga shtete të tjera. Zhvillohet dita olimpike e shkollave të mesme Është zhvilluar gjatë gjithë ditës së djeshme në komunën e Bicajt të rrethit të Kukësit dita olimpike mes shkollave të mesme të rretheve të Kukësit e Hasit. Ne veprimtarinë e zhvilluar në qendrën sportive të shkollës së mesme "Bajram Avdiu" të Bicajt, u zhvilluan gara atletike, tërheqje litari, lojra popullore etj. Kjo veprimtari, që zhvillohet prej 3 vitesh, u zgjerua me pjesëmarrjen e shkollave të mesme të Golajt, të Krumës, Shëmrisë, Zapodit e Bushtricës. /R.Hoxha//a.ke/
KOMENTE