Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papandreu: Ankaraja Dhe Athina Së Bashku Për Anëtarësimin E Turqisë Në Bashkimin Evropian
English

Papandreu: Ankaraja Dhe Athina Së Bashku Për Anëtarësimin E Turqisë Në Bashkimin Evropian

ANKARA, 14 maj /ATSH-MIA/ - Ankaraja dhe Athina do të punojnë së bashku për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, deklaroi kryeministri grek, Jorgos Papandreu në një intervistë për gazetën turke "Zaman", me rastin e vizitës dyditore të kryeministrit turk Recep Taip Erdogan në Greqi, që filloi dje. "Së bashku do të punojmë për atë që Turqia të bëhet pjesë e Evropës", theksoi Papandreu duke përkrahur përpjekjet e Erdoganit në këtë drejtim. "Kryeministri Erdogan është lider, i cili po lë gjurmë në shtetin dhe shoqërinë turke", tha Papandreu. Ai shtoi se është i vendosur të luftojë për anëtarësimin e Turqisë në BE. "Unë jam aleat i Turqisë në këtë rrugë. Greqia është përkrahësja më e sinqertë dhe më e rëndësishme e Turqisë në raport me perspektivat e saj për anëtarësimin në BE", theksoi kryeministri grek./ a.jor.
KOMENTE