Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Det I Trazuar, Tragetet Ankorohen Me Një Orë Vonesë
English

Durrës: Det I Trazuar, Tragetet Ankorohen Me Një Orë Vonesë

DURRËS, 16 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/- Moti i paqëndrueshëm, i shoqëruar me erë të forte, si dhe deti i trazuar me forcë 5 do të karakterizojnë sot situatën metereologjike në rajonin detar të Durrësit; bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit më të madh të vendit. Sipas të njëjtit burim, tre tragetet e linjës Bari-Durrës që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian po ankorohen në kalatat përkatëse me rreth 1 orë vonesë për shkak të detit të trazuar. Sot pasdite në portin detar pritet të mbërrijë dhe një traget i ngarkuar kryesisht me kamionë nga porti i Triestes (Itali). Që prej 24 orësh era vazhdon të fryjë e fortë nga jugperëndimi dhe gjatë ditës së shtunë ka patur shtrëngata shiu. Anijet e tonazhit të vogël dhe të mesëm si dhe motopeshkatoret nuk këshillohet të dalin nga baseni i portit-thanë burimet, duke kujtuar se si pasojë e detit të trazuar paraditen e djeshme një anije tregtare e radës së portit u shkëput nga spiranca dhe mbeti në cektimat e plazhit. Sipas burimeve pasditen e sotme pritet dobësimi i erës dhe përmirësimi i kushteve detare. /k.sh/
KOMENTE