Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Qeveria, mirënjohëse ndaj ndihmave të Caritasit
English

Berisha: Qeveria, mirënjohëse ndaj ndihmave të Caritasit

Tiranë, 18 maj, NOA – “Shqipëria tashmë është një vend i stabilizuar dhe i kushton vëmendje solidaritetit qytetar, si dhe bashkëpunimit midis shoqërisë civile, komunitetit me qeverinë qendrore e vendore, ku këto relacione tashmë janë të garantuara e institucionalizuara me fonde dhe ligj të veçantë”.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha e ka pohuar gjatë një takimi miqësor që ka zhvilluar me përfaqësues të Caritasit nga Evropa, të cilët janë në Shqipëri në kuadër të krijimit të rrjetit të Caritaseve të Evropës Juglindore për përpalljen e emergjencave në këtë rajon.

Para donatorëve dhe përfaqësuesve gjermanë, rumunë, bullgarë, kosovarë, belgë dhe turq, Berisha shprehu vlerësimin për kontributin e qeverisë shqiptare në krijimin e një klime mbështetjeje e bashkëpunimi me Caritasin shqiptar.

“20 vjet të aktivitetit të Caritasit në Shqipëri përbëjnë një ndihmë të çmuar për popullin shqiptar, - u shpreh ai, - organizata juaj ka qenë përkrah qytetarëve shqiptarë, grupeve shoqërore në nevojë në të gjitha situatat si dhe në momente fatkeqësish natyrore, sikurse ishte rasti i përmbytjeve në rrethin e Shkodrës. Për këtë ju jemi mirënjohës”.

n.e/NOA

KOMENTE