Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bregu: Ipa, 306 Milion Euro Për Shqipërinë Në Vitet 2007-'10
English

Bregu: Ipa, 306 Milion Euro Për Shqipërinë Në Vitet 2007-'10

- Gjatë punimeve të konferencës "Për menaxhimin e decentralizuar të fondeve të IPA-s" - TIRANË, 18 Maj/ATSH-Anila Struga/.- Shqipëria ka përfituar 306 milion euro në periudhën 2007-2010 në kuadër të Fondeve të Instrumentit të Ndihmës së Para Aderimit (IPA) të Bashkimit Europian, tha sot ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në punimet e konferencës rajonale "Për menaxhimin e decentralizuar të fondeve të IPA-s", mbajtur në Hotel 'Sheraton'. Ministrja Bregu tha se tashmë kanë nisur përgatitjet për menaxhimin e fondeve të IPA-s në mënyrë të decentralizuar, përmes misioneve të veta. "Sistemi i decentralizimit konfirmon edhe njëherë që fondet do të transferohen nga KE në vendet përfituese. Ky është një proces afatgjatë, për të cilin KE kërkon përgatitjen e institucioneve dhe administratës publike në vendet e rajonit", u shpreh ministrja Bregu. Sipas saj, sistemi i decentralizuar është faza përgatitore drejt një sistemi më të komplikuar të anëtarësimit, ndërsa është bërë një progres shumë i rëndësishëm në përgatitjen institucionale për instrumentat e IPA-s. Ministrja Bregu e vuri theksin tek rëndësia e sigurimit të pronësisë kombëtare të fondeve të IPA-s, që ato të kenë lidhje të qartë dhe efektive me prioritetet kombëtare në programimin e fondeve të IPA-s. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në këtë proces, si një element vital në rrugën e integrimit në BE. "Shqipëria po luan një rol tradicional pozitiv në krijimin e marrëdhënieve pozitive të fqinjësisë, në përputhje me politikat e BE-së në rajon. Ne do të vazhdojmë të mbështesim projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomiko-social dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale në kuadrin e IPA-s", u shpreh ministrja Bregu në konferencën e sotme për menaxhimin e decentralizuar të fondeve të IPA-s./s.s./
KOMENTE