Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjirokaster: Zhvillohet Konferenca Shanse E Perspektiva Te Zhvillimit Te Turizmit Ne Gjirokaster Dhe Ne Rajon
English

Gjirokaster: Zhvillohet Konferenca "Shanse E Perspektiva Te Zhvillimit Te Turizmit Ne Gjirokaster Dhe Ne Rajon"

GJIROKASTËR, 18 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/. - "Shanse e perspektiva të zhvillimit të turizmit në Gjirokastër dhe në rajon" ishte problematika, rreth së cilës u debatua në një konference rajonale të zhvilluar të martën në Gjirokaster me iniciativën e Bashkisë dhe Agjencisë Holandeze të Zhvillimit. Të pranishmit i përshëndetën Prefektja Mimoza Çomo, kryetari i bashkisë, Flamur Bime dhe përfaqësuesja e zyrës së UNESCO-s në Tiranë, Zhuljeta Harasani. "Vizioni dhe programet e bashkisë për mbështetje të turizmit në Gjirokastër", ishte tema që prezantoi ekspertja e programim - zhvillimit në këtë bashki, Aurora Laze, ndërsa kryetari i Dhomës së Tregëtisë, Mustafa Devoli, e fokusoi diskutimin e tij në temën "Biznesi në shërbim të Turizmit". Përfaqësuesi i ZAKPAA, Engjellush Serjani, prezantoi hapat e hedhur në katër vjet për kthimin e Parkut Arkeologjik të Antigonesë në një nga qendrat më të frekuentuara nga vizitorët dhe në model të turizmit kulturor në rajon. Eksperti gjerman i GCDO-së, Stefan Demke dhe Daniela Qiqi, pedagoge e degës së turizmit pranë Universitetit "Eqrem Çabej" u ndalën tek nevoja e perceptimit të turizmit si produkt me vlerë tregu. /a.ke/
KOMENTE