Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Miratohen Ndryshimet Në Ligjin Për Taksat Kombetare
English

Miratohen Ndryshimet Në Ligjin Për Taksat Kombetare

TIRANE, 18 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot ndryshimet në ligjin "Për taksat kombëtare". Në mbledhjen e sotme, Komisioni ka miratuar ndryshime në llojet e taksave kombëtare për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për llotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive. Më konkretisht, niveli i taksave kombëtare ndryshohet: për ushtrim veprimtarie (për shoqërinë), për baste sportive 2 000 000 lekë/vit; për baste për garat në pistë 2 000 000 lekë/vit; për kazino elektronike 1 000 000 lekë/vit; për bingo tradicionale 2 000 000 lekë/vit; për bingo televizive 2 000 000 lekë/vit. Ndërsa për marrjen e licencës për llotari kombëtare 300 000 000 lekë; për kazino për Tiranën 1 000 000 000 lekë, ndërsa për kazino në zonat turistike 300 000 000 lekë. /s.s./
KOMENTE