Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kukës: Drejt Konsolidimit Të Universitetit Të Kukësit
English

Kukës: Drejt Konsolidimit Të Universitetit Të Kukësit

KUKËS, 19 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Universiteti i Kukësit këtë vit pritet të konsolidohet edhe më tej, pasi po punohet për realizimin e plotë të programit mësimor e përgatitjen për sezonin e provimeve. Rektori i tij, Mexhit Hajdari thotë se këtë vit akademik në universitetin me 3 degë, studiojnë rreth 400 studentë. Aktualisht japin mësim 9 pedagogë me kohë të plotë dhe 17 pedagogë të jashtëm. "Pedagogët vendas japin kryesisht seminaret, ndërsa leksionet vazhdojnë të jepen kryesisht nga pedagogët e fakulteteve përkatës të universitetit të Tiranës", thotë Hajdari. Gjatë këtij sezoni studentët do të japin 5-6 provime brenda një muaji ndërsa korigjimi i tyre do të kryhet në fakultetet përkatëse të universitetit të Tiranës. Një nga problemet më shqetësuese është vazhdimi i mësimit me dy turne në fakultetin e infermierisë, për mungesë të mjediseve të mjaftueshme. "Na është premtuar ndërtimi i një godine tjetër, por deri tani asgjë nuk është bërë, gjë që do të thotë se edhe vitin e ardhshëm mësimi do të vijojë me turne", thotë Hajdari. Në këtë universitet, veç studentëve nga zona verilindore, ka edhe të tjerë nga Lushnja, Mallakastra, Tirana etj, të cilët e kanë zgjidhur privatisht problemin e strehimit./ch/
KOMENTE