Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lirohet bulevardi, mjetet në qarkullim normal
English

Lirohet bulevardi, mjetet në qarkullim normal

Tiranë, 20 maj, NOA – Mëngjesi i sotëm e ka gjetur bulevardin kryesor të vendit, atë “Dëshmorët e Kombit”, të liruar nga çadrat e të ngujuarve socialistë, të cilët qëndruan aty për nëntëmbëdhjetë ditë me radhë, e zgjedhur kjo si një masë ekstreme kundër qeverisë për ta detyruar të bëjë me çdo kusht transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Tani në këtë pjesë të kryeqytetit, e cila deri dje ka qenë në qendër të vëmendjes nga media, qytetarët, por edhe ndërkombëtarët, duket se nuk ka mbetur më asnjë shenjë e gjithçka ndodhi aty për njëzet ditë me radhë, që nga mbrëmja e 30 prillit, kur 20 deputetë socialistë dhe 180 mbështetës të Partisë Socialiste vendosën të ngujoheshin poshtë zyrës së kryeministrit në një nismë të paprecedent deri tani.

Trafiku ka nisur të ndihet më i çliruar në rrugët e kryeqytetit në orët e para të ditës së sotme, pasi makinave iu është lejuar që të kalojnë në pjesën e bulevardit, deri dje e bllokuar nga çadrat e opozitës.

Ndërkaq, deputetët e grevës së urisë dhe mbështetësit e tyre, kanë dalë që në orët e mbrëmjes së djeshme nga mjediset e saj, duke e lënë atë shesh bosh, të flasë më mirë vetë për atë që ndodhi atje për njëzet ditë me radhë.

a.y/NOA

KOMENTE