Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Martohet diplomati Franko Fratini, në Itali plasin polemikat
English

Martohet diplomati Franko Fratini, në Itali plasin polemikat

Romë, 20 maj, NOA – Martohet Franko Fratini! Lajmi i mirë për kryediplomatin italian, duket se ka marrë dhenë pasi u shpall në Bolonjë zyrtarisht.

Kështu, bëhet fjalë për kurorëzimin e lidhjes së tij me të dashurën e tij, tridhjetë e tre vjeçare nga Modena, Stella Coppi, e cila prej kohësh, ishte vënë në qendër të mediave.

Në fakt, ende nuk dihet dita e saktë, por gjithsesi shpallja e martesës tashmë është kryer dhe parashikohet që ajo të realizohet brenda gjashtë muajve të ardhshëm, në hapësirat e Pallatit Accursio në Bolonja.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se babai i nuses së ardhshme të Fratinit, është Gaetano Coppi, një ish-president i federatës italiane për sportet e dimrit.

n.e/NOA

KOMENTE