Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moti I Keq - Poloni - Alarm Përmbytjesh Edhe Në Varshavë
English

Moti I Keq - Poloni - Alarm Përmbytjesh Edhe Në Varshavë

VARSHAVË, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Në Poloni alarmi për përmbytje është vendosur edhe në Varshavë. Vala e madhe e motit të keq vazhdon të jetë konstante në të gjithë vendin. Fryrja e lumenjve Vistola, Oder dhe të tjerë me radhë shkaktuan ditët e kaluara vdekjen e të paktën pesë personave dhe evakuimin e disa mijëra qytetarëve. Sot përmbytjet po arrijnë rajonet e veriut dhe po kërcënojnë edhe kryeqytetin Varshavë. Sipas deklaratave të kryeministrit Donald Tusk, përmbytje të forta si këto aktualet janë regjistruar vetëm 160 vjet më parë në Poloni. Argjinaturat e lumit Vistola pranë Varshavës arrijnë të durojnë vërshimin e ujërave në një nivel deri në tetë metra dhe parashikimet për përmbytjet flasin për kuota deri në 7.8 metra. Nuk përjashtohet as evakuimi i të gjitha zonave të banuara pranë lumit, përfshi kopshtin zoologjik. Autoritetet njoftuan se qeveria po aktivizon programin për ndihmat e banorëve në zonat e prekura nga përmbytjet. Presidenti i Parlamentit evropian, Jerzy Buzek, garantoi se "Polonia mundet dhe duhet të mbështetet te ndihmat e Bashkimit Evropian". /e.v/
KOMENTE