Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhën qendrën e internetit, arrestohen dy
English

Vodhën qendrën e internetit, arrestohen dy

Fier, 20 maj, NOA – Policia e Fierit ka arrestuar dje dy persona të dyshuar për vjedhjen e një qendre interneti.

Behet fjalë për Fatjon Ajasllari, 22 vjeç, banues në fshatin Portëz të rrethit të Fierit dhe Sokol Mellaraj, 19 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i tyre është bërë pasi dyshohet se më datën 4 maj, në lagjen “8 Shkurti” në Fier, kanë vjedhur 2 njësi qendrore kompjuterësh.

Dy të rinjtë kanë dashur që të marrin dhe pjesën tjetër të kompiuterave në qendrën e internetit, por ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të ata të largohen duke marrë me vete vetëm dy.

Ndërsa pjesa tjetër prej 10 kompjuterash se bashku me njësitë qendrore të tyre u gjetën fare pranë lokalit ku i vodhën dy të rinjtë.

Mellaraj dhe Ajasllari do të gjykohen për veprën penale, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

m.xh/NOA

KOMENTE