Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 21 Maj 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 21 Maj 2010

------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- BRUKSEL/BERLIN/LISBONË - Ndjekje e krizës ekonomike në Evropë, ndërkohë që zvarritjet në zonën euro kanë shkaktuar uljen e tregjeve. BRUKSEL - Takim i ri i ministrave të Financave të Bashkimit Evropian për debatet që kanë të bëjnë me njoftimin e masave shtrënguese në lidhje me riforcimin e vëzhgimit ekonomik dhe buxhetor në Evropë. BERLIN - Parlamenti do të miratojë projektligjin mbi pjesëmarrjen gjermane në planin e ndihmës për zonën euro me një shumë prej 750 miliardë eurosh. LISBONË - Qeveria socialiste përballet me një mocion të censuruar paraqitur nga komunistët i kundërshtuar me forcë. TË TJERA --------------- SEUL - Koreja e Jugut konfirmoi sot se Koreja e Veriut duhet të paguajë për silurimin në muajin mars të një anijeje koreanojugore ku si pasojë humbën jetën 46 persona. BANGKOK - Ushtria tajlandeze njofton se do t'i japë fund operacioneve për sigurimin e plotë të qendrës së Bangkokut. KANË (Francë) - Festivali i Kanës prezanton filmin algjerian të Rachid Bouchareb, "Hors la loi", kushtuar masakrës së Setif në Algjeri më 1945 dhe që ngjalli reagime në Francë. TEHERAN - Ndjekje e çështjes bërthamore iraniane. Iranianët hodhën poshtë kërcënime për sanksione të reja ndërkohë që pjesa më e madhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u shprehën pro miratimit të një rezolute të re që sanksionon programin bërthamor të Iranit. BERLIN - Pas Parisit, kryeministri i ri britanik, konservatori David Cameron do të shkojë në Berlin. Ai do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel./ /ec/ a.jor.
KOMENTE