Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Be: Irani Mund Të Jetë Gati Për Rifillim Negociatash Me Gjashtë Fuqitë Bërthamore
English

Be: Irani Mund Të Jetë Gati Për Rifillim Negociatash Me Gjashtë Fuqitë Bërthamore

BRUKSEL, 21 maj /ATSH-AFP/ - Iranit "mund të jetë i gatshëm" të rifillojë negociatat me përfaqësuesit e gjashtë fuqive që kanë në shqyrtim dosjen bërthamore iraniane dhe Bashkimi Evropian është i gatshëm për këtë mundësi, deklaroi sot Catherine Ashton. "Kemi parë disa sinjale që tregojnë se Irani mund të jetë i gatshëm për një takim me grupin e 5+1" të përbërë nga SHBA-ja, Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Çështjet e Jashtme. "Përsëris që jemi të gatshëm për këtë (...) një takim me përfaqësuesit iranianë për të diskutuar shqetësimet ndërkombëtare lidhur me programin bërthamore iranian", theksoi ajo para se të shtonte se "këto shqetësime ishin shtuar ndjeshëm që pas takimit të fundit" në tetor të vitit të kaluar për shkak të vendimit të Teheranit për pasurimin e uraniumit të tij deri në 20 për qind. Takimi i fundit mes Iranit dhe grupit 5+1 u zhvillua tetorin e kaluar në Gjenevë./ /i.p/
KOMENTE