Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Dialogu Politik, Ne Favor Te Integrimit Te Vendit
English

Meta: Dialogu Politik, Ne Favor Te Integrimit Te Vendit

TIRANË, 21 Maj/ATSH/.- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta ka deklaruar për mediat shqiptare, se "është e rëndësishme mbyllja e grevës", ndërsa është shprehur i sigurt "për një zgjidhje të ngërçit midis pozitës dhe opozitës shqiptare". Për Zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, është e rëndësishme që së fundi nisi dialogu, e cila sipas tij "do të çojë në një përfundim të suksesshëm të ngërçit, në favor të integrimit". Duke folur për Rezolutën e Organizatës së Konferencës Islamike për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Meta tha se "miratimi me konsensus i rezolutës për Kosovën nga Konferenca Islamike tregon shumë qartë se, opinioni ndërkombëtar gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohet me progresin që ka ndodhur në Kosovë, sidomos gjatë vitit të fundit dhe në përgjithësi pas shpalljes së pavarësisë". Zv.kryeministri shprehu bindjen e plotë se "do të vijojnë njohje të tjera ndërkombëtare, ashtu sikurse ka ndodhur edhe kohët e fundit, pasi pavarësia e shtetit të ri të Kosovës është futur në një rrugë të pakthyeshme, pavarësisht nga sfidat që ende nuk janë të pakta". /e.p.//n.m/
KOMENTE