Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tajlandë - Kryeministri Njofton Rikthimin E Sigurisë Në Vend
English

Tajlandë - Kryeministri Njofton Rikthimin E Sigurisë Në Vend

BANGKOK, 21 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri tajlandez, Abhisit Vejjajiva deklaroi sot se në vend ishte rikthyer siguria pas krizës së krijuar nga këmishëkuqtë, por që vendi do të përballet ende me sfida të mëdha për kapërcimin e ndarjeve. "Ne kemi vendosur rregull në Bangkok dhe në provincat e Tajlandës'', theksoi Abhisit, gjatë një interviste dy ditë pas operacionit të ndërmarrë nga ushtria kundër lagjeve në qendër të kryeqytetit pushtuar nga manifestuesit antiqeveritarë që prej fillimit të muajit prill. "Ne do të vazhdojmë të sigurojmë një rikthim të shpejtë të normalitetit, por ne jemi të vetëdijshëm që do të përballemi me sfida të mëdha në mënyrë të veçantë në kapërcimin e ndarjeve në vendin tonë'', shtoi ai./ /ec/ a.jor.
KOMENTE