Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ilir Beqja: Vendi vuan nga keqadministrimi fiskal, FMN paralajmëron rënie
English

Ilir Beqja: Vendi vuan nga keqadministrimi fiskal, FMN paralajmëron rënie

Tiranë, 23 Maj, NOA - Vendi vazhdon të vuajë nga keq administrimi fiskal dhe një fakt të tillë e tregon fakti që edhe në muajin prill, është shënuar një thellim defiçiti në të hyrat në buxhetin e shtetit.

Lajmin e ka bërë me dije deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, përmes një konference për shtyp, sipas të cilit, në katër muajt e parë të vitit 2010, defiçiti në mbledhjen e të ardhurave tatimore është rreth 9.9 miliardë lekë, ndërsa rritja e tyre është 2 herë më e vogël se inflacioni.

“Tatimi mbi vlerën e shtuar është rritur 4.9 %. Mjafton nën çmimi i lekut me të paktën 7 %, inflacioni 4 mujor 4 % dhe rritja administrative e çmimit të energjisë elektrike për të kuptuar kushdo se qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve është realisht më i vogël se 1 vit më parë. Tatimi mbi fitimin apo tatimi i korporatave, është pakësuar neto me - 5.5 %. Dëshmi e qartë se edhe korporatat po fitojnë më pak në Shqipëri”, shpjegoi konkretisht me shifra, deputeti Beqja.

Më tej, ai shtoi se tatimi mbi biznesin e vogël është pakësuar me një vlerë neto prej -9.5 %, dëshmi e qartë e vuajtjes që ndjen kjo kategori sipërmarrësish të vegjël dhe familjarë. “Individët kanë shtrënguar rripin, biznesi i vogël e familjar vuan, korporatat fitojnë më pak dhe investojnë më pak në makineri e pajisje, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se ekonomia do të jetë më keq se një vit më parë. Kjo është Shqipëria nën qeverisjen e Sali Berishës në 4 muajt e parë të vitit 2010”, deklaroi ndër të tjera, deputeti Ilir Beqja.

Sipas tij, “pavarësisht përpjekjeve për të fshehur e manipuluar shifra, ekonomia nuk është propagandë, por realitet, që na prek të gjithëve”.

n.e/NOA

KOMENTE