Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali - Një Person Goditet Për Vdekje Pas Finales Së Ligës Së Kampioneve
English

Itali - Një Person Goditet Për Vdekje Pas Finales Së Ligës Së Kampioneve

ROMË, 23 maj /ATSH-AFP/ - Një person u godit për vdekje me thikë në Torino pas një zënke lidhur me skuadrën Inter të Milanos, e cila fitoi dje finalen e Ligës së Kampioneve, njoftoi sot agjencia e shtypit Ansa. Viktima, një burrë 63 vjeç, u godit për vdekje me thikë në kraharor dhe në krah përpara se të vdiste në spital. Personi dhe vrasësi filluan të zihen në një bar në orët e vona të ditës së djeshme lidhur me përbërjen e ekipit të Interit që, sipas njërit prej tyre, kishte shumë lojtarë të huaj për t'u konsideruar si ekip italian, sipas rindërtimit të ngjarjes nga Ansa. Policia nuk bëri komente për çështjen. Ekipi Inter i Milanos e mundi dje ekipin Bayern të Mynihut me rezultatin 2-0 në stadiumin Santiago Bernabeu të Madridit, duke arritur një fitore të trefishtë pas fitores së Kupës së Italisë dhe në kampionatin kombëtar. /I.Pu.
KOMENTE