Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ulen Çmimet E Artikujve Bujqësorë Sezonalë
English

Ulen Çmimet E Artikujve Bujqësorë Sezonalë

TIRANE, 23 Maj /ATSH/- Çmimet e artikujve kryesorë ushqimorë në fund të kësaj jave në tregjet e vendit shënuan rënie, në krahasim me javën e shkuar, bënë të ditur sot burime nga ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Rritja e prodhimit bujqësor vendas gjatë këtij sezoni, ka sjellë gradualisht uljen e çmimeve të këtyre produkteve në tregjet e vendit. Sipas statistikave të dikasterit të bujqësisë, çmimet e rreth 35 përqind të artikujve bujqësore, kryesisht të perimeve, si domate, kastravec, speca, kunguj etj kanë vazhduar të ulen, përkatësisht në 50 lekë/kg, 60 lekë/kg, 120 lekë/kg dhe 65 lekë/kg. Ndërsa me rritje të çmimit rezultojnë prodhimet që janë në fillim të sezonit dhe një pjesë e prodhimeve të importit, ku kryesojnë frutat me nje rritje prej 4,5 leke/kg. Po sipas të njëjtit burim, për produktet e tjera në grupin e ushqimeve mish, bulmet dhe ushqime të importit si, vaj, makarona, etj, gjatë kesaj jave është ruajtur i njejti nivel çmimi sa një javë më parë. Këtë javë perimet u shitën më lirë në qytetet e Lushnjës dhe Fierit. Referuar informacionit zyrtar, rezulton se në shkallë vendi ka një rritje të prodhimit të përgjithshëm bujqësor dhe blegtoral, e cila e kordinuar dhe me faktorin sezonal, ka ndikuar në uljen e çmimit të shitjes së tyre. /e.xh//n.m/
KOMENTE