Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Shpërthim Përpara Një Baze Në Kandahar, Nuk Ka Viktima
English

Afganistan - Shpërthim Përpara Një Baze Në Kandahar, Nuk Ka Viktima

KANDAHAR, 26 maj /ATSH-AFP/ - Një autobombë shpërtheu sot në Kandahar, bastion i talebanëve, pranë një baze civilo-ushtarake të mbajtur nga amerikanët, sidoqoftë pa shkaktuar viktima, njoftoi AFP-në një zyrtar i lartë i policisë për të gjithë jugun e Afganistanit. "Nuk ka patur viktima", deklaroi gjeneali Mohamad Shafiq Afzali. Autobomba shpërtheu në parkingun e Provincial Reconstruction Team (PRT), misioni civil i ngarkuar me projekte të zhvillimit dhe rindërtimit në kuadrin e trupave ndërkombëtare. Njëmbëdhjetë makina janë dëmtuar nga shpërthimi. Forcat ndërkombëtare, të drejtuara nga NATO-ja, më tepër se dy të tretat e të cilëve përbëhen nga ushtarë amerikanë, po ndërmarrin operacione në Kandahar dhe në rajon. Pjesa më e madhe e përforcimeve perëndimore pritet këtë verë, kur kontingjenti i huaj në Afganistan të rritet nga 130 000 në 150 000 trupa, njoftojnë zyrtarë ushtarakë perëndimorë. /I.Pu.
KOMENTE