Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Ambasadori Palestinez Bashkebisedon Me Studentë Të Universitetit
English

Elbasan: Ambasadori Palestinez Bashkebisedon Me Studentë Të Universitetit

ELBASAN, 26 Maj ATSH-Miranda Sadiku/- Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Mohamad Tarshahani zhvilloi të mërkurën një bashkëbisedim me studentë të fakultetit të "Shkencave Humane" dhe pedagogë të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", në qytetin e Elbasanit. Pasi foli për historinë e shtetit të Palestinës, ambasadori u ndal tek faktin se problemi palestinez ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është zgjidhja paqësore nëpërmjet faktorit ndërkombëtar dhe nënvizoi respektimin e marrëveshjes së Oslos të vitit 1993, që shërbeu si bazë për ngritjen e shtetit palestinez në vitin 1999. "Vendet arabe kanë miqësi të vjetër e tradicionale me popullin shqiptar dhe Palestina është një shembull i kësaj miqësie. Në këtë kuadër erdhi dhe kjo veprimtari, ku studentët e universitetit të njihen më nga afër me historinë e shtetit palestinez", tha në fjalën e tij ambasadori palestinez. Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi dhe binjakëzimi i Universitetit të Elbasanit me simotrat në Palestinë, njohja e historisë dhe çështjes Palestineze si dhe lobingu i shteteve arabe, ku Palestina ka influencë në njohjen e pavarësisë së Kosovës./ch/
KOMENTE