Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inzko: Bosnje-Hercegovina Duhet Të Vendoset Mbi Shina Nga Evropa
English

Inzko: Bosnje-Hercegovina Duhet Të Vendoset Mbi Shina Nga Evropa

SARAJEVË, 26 maj /ATSH-AFP/ - Bosnje-Hercegovina, në një ngërç të rëndë politik, duhet të vendoset mbi shina nga Evropa, për të cilën aspirojnë 85 për qind e qytetarëve të saj, deklaroi përfaqësuesi i lartë i Komunitetit Ndërkombëtar, Valentin Inzko, para një takimi të rëndësishëm mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit. Bosnje-Hercegovina duhet të vendoset mbi shina nga Evropa dhe ky objektiv do të figurojë në pjesën më të madhe të një takimi që do të zhvillohet më 2 qershor në Sarajevë. Përfaqësuesit evropianë dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit perëndimor, që kërkojnë të përfshihen në Bashkimin Evropian, do të marrin pjesë në këtë takim që do të zhvillohet javën e ardhshme me iniciativë të presidencës spanjolle të BE-së. "Gjatë katër viteve të fundit, i gjithë vendi është gjendur përballë një ngërçi të rëndë politik. Klima politike është përkeqësuar dhe drejtuesit i kanë kthyer sytë në zgjedhjet e përgjithshme të parashikuara në muajin tetor'', deklaroi diplomati austriak./ /ec/ a.jor.
KOMENTE