Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Delegacioni Parlamentar I Kreysuar Nga Krasniqi Pritet Ne Fondin E Kuvajtit Per Zhvillim
English

Kosove - Delegacioni Parlamentar I Kreysuar Nga Krasniqi Pritet Ne Fondin E Kuvajtit Per Zhvillim

PRISHTINË, 26 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Delegacioni parlamentar i Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjate vizitës në Kuvajt, sot u prit në Fondin e Kuvajtit për Zhvillim. Drejtori i përgjithshëm i Fondit, zoti Abdulwahab A. Al-Bader, e njoftoi delegacionin për Fondin dhe veprimtarinë e tij shumëvjeçare. Zyra e shtypit e Kuvendit kosovar bën të ditur se kryeparlamentari Krasniqi, pasi i njoftoi mikpritësit për gjendjen në Kosovë, paraqiti nevojat e shumta zhvillimore që ka Kosova, sidomos në fushë të bujqësisë, energjetikës, infrastrukturës, shëndetësisë dhe arsimit, për të cilat i kërkoi Fondit kredi të buta dhe afatgjate zhvillimore. Drejtori i përgjithshëm i Fondit shprehu mirëkuptim të plotë me kërkesat e Kosovës dhe kërkoi hartimin e projekteve përkatëse për to. Të dy palët rane dakord që në vijim lidhjet dhe komunikimi i Fondit të bëhet me dikasteret përkatëse të qeverisë së Kosovës, me qëllim të fillimit menjëherë të procedurave të mbështetjes. Delegacioni parlamentar i Kosovës është pritur dje nga Princi i Kuvajtit Shejh Sabah El Ahmed El-Xhabir Es-Sabah, kryeministri Nasir El- Muhamed El-Ahmed Es-Sabah dhe kryetari i Kuvendit Kombëtar, Xhasim Muhamed El-Harrafi. Sot delegacioni i Kuvendit të Kosovës përfundon vizitën zyrtare në Kuvajt. /a.ke/
KOMENTE