Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Motociklistet Evropiane Bejne Thirrje Per Integrimin E Ballkanit Perendimor Ne Be
English

Kosove - Motociklistet Evropiane Bejne Thirrje Per Integrimin E Ballkanit Perendimor Ne Be

PRISHTINË, 26 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Motoçiklistët evropianë bënë sot thirrje nga Kosova për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. "Ju falënderoj për sakrificën që keni bërë për të ardhur në Kosovë, si dhe për ndihmat që keni sjellë për shëndetësinë e vendit tonë", u tha Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, pjesëmarrësve të xhiros së tetë evropiane të motoçiklistëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, të cilët po zhvillojnë xhiron e pagëzuar "Mobiliteti i tejkalon kufijtë dhe i bashkon kulturat", bëri të ditur zyra e Presidentit kosovar. "Euro Tour 2010" është aktivitet sportiv që ka mbledhur shumë motoçiklistë të vendeve anëtare të BE-së dhe të vendeve që synojnë të jenë pjesë e familjes së madhe dhe unike evropiane. Në krye të tij është kryetari i "Eurobiker", Andreas H. E. Kimmel, i cili, duke e falënderuar Presidentin Sejdiu për pritjen, tha se ky grup motoçiklistësh dëshiron që nëpërmjet sportit të përçojë mesazhin për paqe dhe prosperitet në të gjitha vendet që viziton. Ai tha se ne insistojmë që Kosova dhe të gjitha vendet e kësaj pjese të Evropës duhet të bëhen sa më shpejt pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa qytetarëve të këtyre vendeve duhet t'u mundësohet të lëvizin lirisht dhe pa viza drejt vendeve anëtare të BE-së. Shtegtimin e tyre të nisur në Gjermani, këta motoçiklistë e kanë vazhduar nëpër Kroaci, Bosnjë -Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë, për të vazhduar edhe në vende të tjera të rajonit. /a.ke/
KOMENTE