Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lauka-Selimi: Bashkëpunimi, ndihmon luftën kundër krimit të organizuar
English

Lauka-Selimi: Bashkëpunimi, ndihmon luftën kundër krimit të organizuar

Prishtinë, 26 Maj, NOA – Bashkëpunimit ndërmjet policisë shqiptare dhe asaj kosovare, ka sjellë rezultate konkrete në luftimin e përbashkët të krimit të organizuar, trafiqeve, pastrimit të parave, korrupsionit dhe në veçanti atij ndërkufitar.

Një fakt i tillë u theksua gjatë takimit që ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, zhvilloi me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Behar Selimi.

Lauka nga ana e tij, garantoi mbështetjen në thellimin e mëtejshëm në fushën e bashkëpunimit ndërmjet dy policive me qëllim garantimin e lëvizjes së lirë, sidomos gjatë sezonit turistik, lëvizje të sigurt, por të kontrolluar të kufirit shtetëror, lehtësimin e kalimit në lehtësimin e kalimit në kufi.

Së shpejti, siç u bë me dijeninë takim, pritet që të nënshkruhen edhe 9 protokollet si forma të veçanta të bashkëpunimit Policor Ndërkufitar, në zbatim të marrëveshjes "Për bashkëpunimin Policor Ndërkufitar”, të cilat kanë të bëjnë me funksionimin e pikave te kontaktit, shkëmbimin e informacioneve nëpërmjet takimeve periodike, vendosjen e oficerëve ndërlidhës, patrullimin e përbashkët, ndërtimin dhe funksionimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ngritjen e zyrave të përbashkëta për shkëmbim të menjëhershëm të informacionit dhe analizave të riskut, organizimin e operacioneve të përbashkëta në kufi si dhe organizimin e hetimeve të përbashkëta.

Realizimi i këtyre masave garanton lëvizjen e lirë të shtetasve të dy vendeve dhe rrit ndjeshëm mundësinë e kontrollit dhe luftës ndaj krimit ndërkufitar në veçanti dhe krimeve të tjera si krimi i organizuar, trafikut të paligjshëm të narkotikëve, të qenieve njerëzore, pastrimit të parave, korrupsionit dhe terrorizmit.

n.e/NOA

KOMENTE