Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Matura- Vijon Hartimi I Pyetjeve Per Testin E Letërsisë
English

Matura- Vijon Hartimi I Pyetjeve Per Testin E Letërsisë

TIRANË, 26 Maj /ATSH/- Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të nxënësve (AVA) po vijon procesin e hartimit të testeve të provimit Gjuhë Shqipe dhe Letërsi për Maturën Shtetërore 2010 që nis më 1 qershor. AVA tashmë ka në dispozicion një fond pyetjesh, rreth 20-fish të testit (500 pyetje), të përshkallëzuara sipas nivelit të nxënësve, dhe që janë përgatitur nga specialistët më të mirë të arsimit. Dy Përcaktuesit e Testeve Përfundimtare (PTP) janë ndër specialistët më të mirë të kësaj fushe, të përzgjedhur nga Komisioni i Maturës Shtetërore pas seleksionimit të kandidaturave të propozuara nga të gjitha DAR/ZA-të. Përcaktuesit e Testeve do të hartojnë variantin përfundimtar të testeve të Gjuhë Shqipe dhe Letërsi për provimin e detyruar të Maturës Shtetërore. Më tej grupi i punonjësve teknikë të AVA-s do të realizojë shumëfishimin, paketimin, përgatitjen e barkodeve, përpilimin e listave për çdo mjedis dhe klasë ku do të zhvillohet Provimi i Detyruar i Maturës Shtetërore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përcaktuar dhe afatet kohore për tërheqjen e testeve pranë AVA-s për shpërndarjen në çdo DAR/ZA, ndërsa janë marrë të gjitha masat e sigurisë për shoqërimin e materialeve të provimit drejt destinacionit. Pjesë e sigurisë është edhe ruajtja e mjediseve të AVA-s nga forcat e Policisë së Shtetit./e.gj/k.sh/
KOMENTE