Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan: Arrestohen Dy Shtetas, Prodhonin Mallra Ushqimore Të Jashtligjshme
English

Elbasan: Arrestohen Dy Shtetas, Prodhonin Mallra Ushqimore Të Jashtligjshme

ELBASAN, 27 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/- Dy persona janë arrestuar të enjten, të dyshuar për prodhim të paligjshëm të mallrave ushqimorë dhe industrialë, bën të ditur policia lokale. Zëdhënësja e policisë, Valbona Begu, pohon për ATSH se Bledar Shehu 36 vjeç si dhe Shëndet Boçi 51 vjeç akuzohen për veprën penale "prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimore e kryer në bashkëpunim". Ata kishin instaluar në banesën e Shëndet Boçit një linjë prodhimi sallamerie në gjendje pune, ku nuk disponohej asnjë lloj dokumentacioni, aktivitet ky i cili kryhej prej më shumë se 2 vjetësh. Policia sekuestroi 2000 kilogram mish të grirë, i llojeve të ndryshme si pulë, gjedhi, që të arrestuarit e përdornin si lëndë të parë për prodhimin e sallameve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan 600 kg mish i përzier, esenca të ndryshme për prodhim sallami, etiketa sallamesh, të cilat ishin të falsifikuara. Mësohet se në banesës e Shëndet Boçit u gjetën dhe u sekuestruan 3000 kg pije të ndryshme alkolike e prodhuar në mënyrë artizanale si raki, verë, uthull, etj, të destinuara për treg./ch/
KOMENTE