Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korrupsioni Pasiv,Arrestohet Inspektori I Kontrollit Të Automjeteve
English

Korrupsioni Pasiv,Arrestohet Inspektori I Kontrollit Të Automjeteve

E TIRANË, 27 Maj /ATSH/ - Korrupsioni pasiv për shkak të detyrës ka vënë në prangat e policisë së kryeqytetit inspektorin e Shërbimit të Kontrollit të Shfrytëzimit të Automjeteve, shtetasin Gramoz Guci, nga Tirana. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit thanë për ATSH-në se shërbimet e Seksionit Kundër Korrupsionit arrestuan në kushtet e flagrancës mbrëmjen e së mërkurës, në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, 37 vjeçarin Gramoz Guci, i dyshuar për veprën penale të "korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike". Sipas këtyre burimeve, Gramoz Guci akuzohet se gjatë kontrollit të një automjeti, i ka marrë drejtuesit të tij shumën prej 492 mijë lekësh, ndërkohë që në gjendje të lirë për "shpërdorim të detyrës" , do të ndiqen edhe dy punonjës të Shërbimit të Kontrollit të Shfrytëzimit të Automjeve. Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme./m.sh/s.s./
KOMENTE