Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lezhë: Babë E Bir Marrin Peng Nipin, Arrestohen Të Tre
English

Lezhë: Babë E Bir Marrin Peng Nipin, Arrestohen Të Tre

LEZHË, 27 Maj/ATSH-G. Marku/ - Policia arrestoi dje në orët e vona tre persona nga Laçi, Kurbin, të përfshirë në një pengmarrje, mes të cilëve edhe vetë personin e marrë peng, bën të ditur Policia Lokale. Sipas policisë, "u arrestuan Mark Gjini, 54 vjeç, djali i tij, Valmir Gjini, 23 vjeç, të cilët dyshohet se kanë marrë peng Ndoc Ndou, 34 vjeç, nipin e tyre, që gjithashtu u arrestua për armëbajtje pa leje". Sipas burimeve, mendohet që arsyeja e pengmarrjes është mos shlyerja e një borxhi në lidhje me një pronë. Sipas zëdhënëses së policisë, Eliona Nika, "Mark Gjini dhe Valmir Gjini në bashkëpunim me njëri-tjetrin rrëmbyen nën kërcënimin e armës së zjarrit Ndoc Ndoun, të cilin e mbajtën peng për disa orë në një makinë". Pasi negocioi me pengmarrësit për rreth 4 orë, policia ndërhyri duke bërë të mundur lirimin e pengut si dhe kapjen e autorëve, thanë burimet e saj. Policia sekuestroi si provë materiale automjetin Benz me targa LA 8980A, armën e zjarrit pistoletë Bereta, 9mm e mbushur, që e mbante Mark Gjini. Në shtëpinë e Gjinit u gjet një granatë dore dhe një ndezës i unifikuar granate. Personi i dyshuar si peng, Ndoc Ndou u arrestua, pasi në banesën e tij u gjet një armë zjarri automatik tip P.M.S, sharrs dhe një krehër me 20 fishekë model - 54 pistolete TT, që mbaheshin pa leje./ch/
KOMENTE