Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria, superfuqi energjetike, do të ndërtohen 264 hidrocentrale
English

Shqipëria, superfuqi energjetike, do të ndërtohen 264 hidrocentrale

Tiranë, 27 Maj 2010 NOA/ Rajmonda Lajthia - Në Shqipëri do të investohen 244 miliard lekë për ndërtimin e 264 hidrocentraleve. Ministria e Energjetikës ka bërë një pasqyrë të projekteve dhe investimeve që do të kryhen në sektorin energjitik në vend, me qëllim kthimin e Shqiperisë në një vend me superfuqi energjie në rajon.

Zëvendësministri Leonard Beqiraj, pohoi sot se janë nënshkruar gjithsej 98 kontrata konçensioni, prej të cilave 96 të formës ”BOT” (ndërtim –shfrytëzim-transferim) dhe 2 kontrata të formës ”ROT” (rehabilitim-shfrytëzim-transferim).

Në bazë të këtyre kontratave do të ndërtohen 264 hidrocentrale, të cilat do të prodhojnë 4.5 miliard kë/h energji në vit. Vlera e investimit e parashikuar për ndërtimin dhe rehabilitimin e këtyre hidrocentraleve është 244.8 milard lekë.

Ndër projektet më të rëndësishme me investitorë të huaj strategjikë janë ndërtimi i hidrocentraleve të Kaskadës së Devollit apo ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës. Ndërkohë kanë filluar punimet e ndërtimit të mbi 30 hidrocentrale.

Aplikimet në ministri vazhdojnë dhe vetëm në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave janë miratuar kërkesat e 6 shoqërive për ndërtimin e 11 hidrocentraleve.

r.l/NOA

KOMENTE