Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Rritet Zbulueshmëria E Krimeve, Pakësohet Numri I Vjedhjeve
English

Vlorë: Rritet Zbulueshmëria E Krimeve, Pakësohet Numri I Vjedhjeve

VLORË, 27 maj /ATSH-H.Koçi/ - Numri i vjedhjeve në qytetin e Vlorës ka shënuar një rënie të ndjeshme, ndërsa është rritur deri në 80 për qind koeficienti i zbulueshmërisë së ngjarjeve të kësaj natyre. Krahasuar me një vit më parë, për periudhën janar-maj, numri i vjedhjeve është 2 herë më i vogël sipas statistikave të policisë lokale. Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, bënë të ditur për ATSH-në se, strukturat e specializuara të Seksionit të Krimeve ndaj Pronës, e kanë rritur efektivitetin e punës parandaluese dhe njëkohësisht zbuluese për vjedhjet e regjistruara në banesa apo lokale të ndryshme shërbimi. Rritja e bashkëpunimit me Prokurorinë dhe njëkohësisht me komunitetin e qytetarëve, të cilët tashmë nuk qëndrojnë më indiferentë ndaj ngjarjeve të tilla, ka bërë që plani i masave i hartuar nga Drejtoria e Policisë në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve ndaj Pronës të jetë efektiv./ch/
KOMENTE