Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nyt: Okb Kritikon Përdorimin E Avionëve Pa Pilot Nga Shba
English

Nyt: Okb Kritikon Përdorimin E Avionëve Pa Pilot Nga Shba

NJU JORK, 28 maj /ATSH-ANSA/ - Avionët amerikanë të pilotuar në distancë që po përdoren kundër al Kaidës, janë kritikuar nga OKB-ja për arsye se mund të shkelin të drejtën ndërkombëtare. Javën e ardhshme, më 3 qershor në Gjenevë, Philip Alston, i cili merret me çështjet juridike për Kombet e Bashkuara, do të paraqesë një raport me të cilit do të kërkojë ndalimin e përdorimit të avionëve pa pilot që kontrollohen nga shërbimet sekrete amerikane. Sipas një artikulli të New York Times, Alston do t'i kërkojë Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut që "pushteti i jetës dhe vdekjes" së avionëve pa pilotë të kontrollohet nga forcat e armatosura dhe jo nga shërbimet sekrete amerikane. Raporti i Kombeve të Bashkuara nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe nuk e cilëson përdorimin e avionëve pa pilot si krim lufte, por rrezikon të ketë një peshë të fortë simbolike mbi strategjinë antiterrorizëm të aprovuar nga presidenti amerikan Barak Obama. Departamenti amerikan i Shtetit është përpjekur ta mbrojë përdorimin e mjeteve të komanduara në distancë duke konfirmuar se eksponentë të al Kaidës nuk respektojnë Konventat e Gjenevës sepse, për shembull, nuk përdorin uniformat luftarake. /e.v/
KOMENTE