Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reali i Murinjos do të fillojë nga mbrojtja
English

Reali i Murinjos do të fillojë nga mbrojtja

Spanjë, 28 Maj NOA - Me sa duket tekniku portugez Hose Murinjo po pret me padurim fillimin e detyrës së tij të re, në drejtim të Realit të Madridit.

Ai kërkon të jetë i pranishëm në të gjithë projektin e ri që ka kjo skuadër dhe mbi të gjitha në blerjen e lojtarëve që pritet të realizojë. Me sa është bërë e ditur ekipi, i cili sezonin e ardhshëm do të drejtohet pikërisht nga portugezi, do të pësojë ndryshimet e para në repartin e mbrojtjes. Vetë Murinjo ka pohuar se kërkon tre lojtarë të rinj në këtë repart ku emri më i përfolur është ai i Maicon. Mbrojtësi i krahut i ekipit zikaltër të Interit, pëlqehet shumë si nga tekniku ashtu dhe nga vetë skuadra e Realit dhe në lidhje me këtë fakt duhet thënë se Perez do të bëjë të pamundurën për ta sjellë atë në Madrid.

Emrat e tjerë të cilët qarkullojnë në ambientet e klubit spanjoll janë dhe ato të Kolarov të Lazios dhe mbrojtësit të Çeslit, Ashley Cole.

r.b/NOA

KOMENTE