Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irani Përshëndet Rezultatin E Konferencës Për Rishikimin E Tnp-Së
English

Irani Përshëndet Rezultatin E Konferencës Për Rishikimin E Tnp-Së

TEHERAN, 29 maj /ATSH-AFP/ - Irani përshëndeti sot rezultatin e konferencës për rishikimin e Traktatit të Mospërhapjes së Armëve bërthamore (TNP), që arriti në një marrëveshje për krijimin e një zone çmilitarizimi në Lindjen e Mesme që i kërkon Izraelit të vendosë të gjitha instalimet e saj nën kontrollin ndërkombëtar. "Është një hap drejt krijimit të një bote pa armë bërthamore'', theksoi Ali Asgar Soltanieh, përfaqësues i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në një intervistë për agjencinë zyrtare të lajmeve ''Irna''. I pyetur mbi rezervat amerikane përsa i përket kërkesës së bërë në Izrael, Soltanieh theksoi se ato ishin simbolike. ''SHBA-ja është e detyruar të ndjekë kërkesën e komunitetit botëror ku thuhet gjithashtu se është e rëndësishme që Izraeli të anëtarësohet në traktat dhe t'i vendosë të githa objektet e tij bërthamore nën garancitë e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, IAEA'', shtoi ai./ /ec/
KOMENTE