Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Nis Rehabilitimi I Plazhit Të Vjetër
English

Vlorë: Nis Rehabilitimi I Plazhit Të Vjetër

VLORË, 29 maj/ATSH-H.Koçi/ - Ndërmarrja e Shërbimeve Publike nisi të shtunën punimet për rehabilitimin e Plazhit të Vjetër, një prej mjediseve më të frekuentuara nga turistët. Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Ertel Shehu, tha për ATSH-në se, "punimet synojnë sistemimin, pastrimin dhe plugimin e rërës për ta shndërruar plazhin në një mjedis të përshtatshëm dhe atraktiv për pushuesit." Sipas tij, në dallim nga plazhet e tjera të bregdetit të Vlorës, Plazhi i Vjetër ka një rërë të pastër dhe të pasur me jod, ndërkohë që nuk ka ndotje nga faktorë të tjerë anësorë, siç janë derdhjet e kanalizimeve të ujrave të zeza etj. Gjatë këtyre viteve, në Plazhin e Vjetër janë realizuar investime të konsiderueshme, që e kanë shndërruar atë në një mjedis të përshtatshëm pushimi. Në vitet e para pas 1990-ës, ai u braktis nga pushuesit që u zhvendosën në pjesë të tjera të bregdetit, ndërkohë që një sipërfaqe e konsiderueshme u zaptua nga ndërtimet pa leje./ch/
KOMENTE