Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
471 Ojf Rajonale: Brenda 2011, Vendet E Ballkanit Perendimor Te Marrin Statusin E Vendit Kandidat Ne Be
English

471 Ojf Rajonale: Brenda 2011, Vendet E Ballkanit Perendimor Te Marrin Statusin E Vendit Kandidat Ne Be

-Deklarata i drejtohet Samitit të Sarajevës, ku mes të tjerave, kërkon që të nxiten vendet e rajonit që të përpiqen për marrjen e statusit si vend kandidat brenda vitit 2011- TIRANE, 31 Maj/ATSH/- Plot 471 organizata të Shoqërisë Civile nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë bashkuar në një Deklaratë të përbashkët ku kërkojnë rezultate konkrete, përtej rikonfirmimit të të ardhmes europiane të rajonit nga Samiti i Sarajevës, që nis punimet në 2 Qershor. Deklarata kërkon të nxiten vendet e rajonit që të përpiqen për marrjen e statusit si vend kandidat brenda vitit 2011; hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë brenda vitit 2010 dhe më e shumta deri në fillim të vitit 2012, për vendet e tjera që kanë përparuar në procesin e integrimit. Të 471 OJF-të e rajonit të ballkanit Perëndimor kërkojnë që t'i jepet shtysë e re përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën. Gjithashtu kërkojnë që Samiti i Sarajevës të nxisë qeveritë e vendeve të rajonit që të mundësojnë udhëtimin pa viza brenda rajonit si mjet për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin rajonal, etj. Mes të tjerave, Deklarata kërkon që BE-ja duhet të përcaktojë standarte të qarta, transparente dhe të matshme, të cilat mund të monitorohen nga organizatat e shoqërisë civile dhe mund të çojnë në vënien e qeverive të rajonit përpara përgjegjësive, etj. Deklarata i drejtohet Herman Van Rompuy, President i Këshillit Europian dhe Jose Manuel Barroso, President i Komisionit Europian, Qeverive të vendeve antare të Bashkimit Europian dhe Qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku kërkohet nxitja më tej e procesit të anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE. Duke vënë theksin tek rëndësia e ruajtjes së stabilitetit në rajon, deklarata kërkon përforcim të mundësive për zhvillim të mëtejshëm demokratik dhe rimëkëmbje ekonomike; rikonfirmim të zotimit të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për të punuar bashkërisht për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit si dhe të dënohet çdo copëzim apo ndarje e mëtejshme sipas etnive. Kjo deklaratë është firmosur nga 471 OJF nga fusha të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Sërbia, Mali i Zi, etj./n.m/
KOMENTE