Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosove - Thaçi E Feith Diskutojne Per Zhvillimet Aktuale Ne Vend
English

Kosove - Thaçi E Feith Diskutojne Per Zhvillimet Aktuale Ne Vend

PRISHTINË, 31 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) në Kosovë, Pieter Feith. Bëhet e ditur se në takim është biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, me theks të veçantë për përkushtimet e qeverisë së vendit për qeverisje të mirë dhe efektive, për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për tema tjera me interes. "Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e qeverisë me ICO-në dhe me EULEX-in, kryeministri Thaçi theksoi se partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare do të thellohet në funksion të përmbushjes së të gjitha kritereve për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në institucionet euro-atlantike", theksohet në një komunikatë të zyrës së shtypit të qeverisë. "Nga ana e tij, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, gjatë takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, u shpreh për vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë dhe të gjitha institucionet kosovare, duke vlerësuar se në këtë frymë të punës së përbashkët, Republika e Kosovës do arrijë t'i përmbushë të gjitha sfidat që dalin para saj, në rrugën e zhvillimit dhe integrimit", thekson komunikata. /a.ke/
KOMENTE