Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria dhe donatorët europianë, memorandum mirëkuptimi mbi ndarjen e punës
English

Qeveria dhe donatorët europianë, memorandum mirëkuptimi mbi ndarjen e punës

Tiranë, 31 Maj, NOA –Që ndihma e donatorëve të Bashkimit Europian për Shqipërinë të jetë sa më efektive, dhe në momentin e duhur, sot u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit për ndarjen e punës.

Memorandumi mes Qeverisë Shqiptare dhe qeverive të vendeve europiane me iniciativën “Pista e Shpejtë mbi Ndarjen e Punës” u nënshkrua në mjediset e Këshillit të Ministrave nga ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e Komunikimit, Genc Pollo dhe nga ambasadorët e shteteve gjegjëse, Italia, Austria, Suedia, Bashkimi Europian, Zvicra.

“Pista e Shpejtë mbi Ndarjen e Punës u ndërmor në shkurt të 2009-ës me qëllimin për të ndihmuar në koordinimin e ndihmës së huaj midis donatorëve të Bashkimit

Europian në Shqipëri, si dhe zbatimin e Kodit mbi Sjelljen dhe Ndarjen e Punës, kod i adoptuar nga Këshilli i Ministrave në maj 2007-ës.

Përcaktimi i një donatori lider në secilin sektor u arrit nëpërmjet shprehjes së interesit nga donatorët dhe angazhimit të tyre në sektorët përkatës.

Ministri Pollo duke falenderuar Departamentin e Bashkërendimit të Strategjive dhe të Koordinimit të Donatorëve (DEBASKON) dhe përfaqësuesit e tyre theksoi pas nënshkrimit të memorandumit se ndarja e punës duhet të marrë në konsideratë gjithashtu rolin aktiv të disa donatorëve jo-përfaqësues të BE-së, me qëllim shmangien e dyfishimit dhe rritjen e efektivitetit të përpjekjeve të përbashkëta.

Disa nga detyrat e grupit të punës është përgatitja e pyetësorit për caktimin e hartës së koordinimit të donatorëve, hartës aktuale të mbështetjes së donatorëve në sektorë të ndryshëm si dhe marrëveshjet e ndryshme mbi rolet dhe përgjegjësitë e donatorëve europianë pjesëmarrës.

mit/NOA

KOMENTE