Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Be: Gati Për Intensifikim Të Përpjekjeve Për Heqjen E Bllokadës Në Rripin E Gazës
English

Be: Gati Për Intensifikim Të Përpjekjeve Për Heqjen E Bllokadës Në Rripin E Gazës

BRUKSEL, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton u deklarua u gatshme sot për intensifikimin e përpjekjeve të Evropës për heqjen e bllokadës në Rripin e Gazës, në kuadër të sulmit izraelit kundër një flotiljeje ndërkombëtare pro-palestineze, që transportonte ndihma humanitare drejt enklavës bregdetare. ''Ashton e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede telefonike me kryeministrin palestinez, Salam Fayyad'', njoftoi sot një zëdhënës i Komisionit Evropian, John Clancy, gjatë një konference për shtyp. "Bllokada në gaza duhet te hiqet", ka deklaruar ajo, sipas zëdhënësit. "Ajo është e gatshme për intensifikimin e përpjekjeve në këtë fushë dhe të diskutimeve me shtetet anëtare të BE-së mbi mënyrat për progres lidhur me çështjen", shtoi ai, pa dhënë hollësi të tjera. Ashton gjithashtu ka theksuar "rëndësinë e rolit të Autoritetit Palestinez në normalizimin e situatës në Rripin e Gazës, rajon bregdetar që ndodhet nën kontrollin e Hamasit'', u shpreh zëdhënësi. Në këtë kontekst, "ajo do të mbështeste dhe përshëndeste një vizitë të presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas në Rripin e Gazës", theksoi ai./ /i.p/
KOMENTE