Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Barroso: Nuk Kemi Asnjë Dyshim Lidhur Me Të Ardhmen E Euros
English

Ekon - Barroso: Nuk Kemi Asnjë Dyshim Lidhur Me Të Ardhmen E Euros

ROSTOV-MBI-DON(Rusi), 1 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, deklaroi sot se drejtuesit e Bashkimit Evropian nuk kishin ''asnjë dyshim lidhur me të ardhmen e euros", ndërkohë që valuta ka rënë në nivelet më të ulëta katër vitet e fundit. "Nuk kemi asnjë dyshim lidhur me të ardhmen e euros", deklaroi ai në përfundim të një samiti BE-Rusi, në rajonin jugperëndimor rus Rostov-mbi-Don. "Euroja është një ndër mekanizmat më të qëndrueshme në botë", theksoi Barroso. "Në fakt, bëhet fjalë për valutën e dytë botërore dhe drejtuesit evropianë kanë shprehur pa ambiguitet angazhimin e tyre të plotë për të bërë ç'është e mundur dhe e nevojshme për garantimin e qëndrueshmërisë dhe stabilitetit të euros dhe kjo po arrihet", u shpreh Barroso. Monedha e përbashkët evropiane pësoi sot rënie të reja deri në nivelin e saj më të ulët përgjatë katër viteve të fundit kundrejt dollarit, që rizgjoi shqetësimet lidhur me rimëkëmbjen e zonës euro dhe gjendjen e mirë të sektorit financiar në Evropë./ /i.p/
KOMENTE