Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Berisha Të Pranojë Kompromisin
English

Rama: Berisha Të Pranojë Kompromisin

TIRANË, 1 Qershor/ATSH/.- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i bëri sot apel Kryeministrit Sali Berisha që të pranojë kompromisin dhe t'i hapë rrugën procesit të transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit. "I bëj apel z. Berisha të pranojë kompromisin dhe t'i hapë rrugë transparencës, duke i hapur rrugën liberalizimit të vizave dhe procesit të integrimit europian, të cilat miqtë e partnerët tanë i kanë kushtëzuar me zgjidhjen e krizës", tha kryetari socialist gjatë një deklarate për shtyp. Sipas Ramës, "jemi pranë pikëmbërritjes që na është lënë nga miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur krizën e transparencës dhe nuk duhet t'i rëndojmë Shqipërinë e shqiptarët me pasojat e moszgjidhjes së kësaj krize"./a.s/s.s./
KOMENTE