Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll/ Drejtimi I Dinamos, Mision I Vështirë Për Trajnerin Argjentinas Manuel Blanko
English

Sport-Futboll/ Drejtimi I Dinamos, Mision I Vështirë Për Trajnerin Argjentinas Manuel Blanko

- Trajneri argjentinas, Luis Manuel Blanko, duhet të çojë kampionen e Shqipërisë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve - TIRANË, 1 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Trajneri argjentinas, Luis Manuel Blanko, është përpara një sfide prestigji dhe vlere kur të pasojë Shkëlqim Muçën në stolin e Dinamos, kampiones së Shqipërisë. Blanko, trajneri i katërt argjentinas që do të drejtojë 18-herë kampionët në dhjetë vjeçarin e fundit, është drejt realizimit të një objektivi të madh. Blanko duhet të kualifikojë Dinamon në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, çka përkthehet me kalimin e dy tureve paraeliminatore. Një mision gati i pamundur, pasi në fazën e grupeve të Champions marrin pjesë që nga kampionia në fuqi e Europës, Interi dhe të gjithë emrat e mëdhenj të futbollit europian. Nëse Dinamo eliminohet qysh në turin e dytë (për blutë kjo është ndeshja e parë), atëherë Blankos i duhet të largohet pa dëmshpërblim. Dinamo dështoi në edicionin 2008-2009, kur me argjentinasin Marcelo Havier Zuleta në bankinë u eliminua nga kampionia e Bosnjës, Modrica. Dinamo do të nisë stërvitjet më 7 qershor (në klub), ndërsa më 10 qershor blutë do ta kryejnë fazën përgatitore jashtë shtetit./s.s./
KOMENTE