Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Nis Punimet Asambleja E Paqes, Ndërsa Disa Raketa Tronditin Qytetin
English

Afganistan - Nis Punimet Asambleja E Paqes, Ndërsa Disa Raketa Tronditin Qytetin

KABUL, 2 qershor /ATSH-ANSA/ - Nisën sot punimet e "Jirga"-s, Asambleja këshillimore e paqes në Kabul me praninë e 1600 delegatëve afganë dhe të dërguarve specialë. Asambleja, sipas programit, do të zgjasë tre ditë, gjatë të cilave do të diskutohen mundësitë e krijimit të një strategjie për t'ia këshilluar qeverisë së presidentit Hamid Karzai për t'i dhënë fund konfliktit të armatosur që tashmë ka hyrë në vitin e nëntë. Gjatë fjalës së presidentit Karzai disa raketa u lëshuan në Kabul. Sipas informacioneve paraprake, raketat shpërthyen pranë "Intercontinental Hotel", ku ndodhen gazetarët që ndjekin Asamblenë. Ndërsa i drejtohej delegatëve, Karzai i dëgjoi shpërthimet qartësisht. E ndërpreu fjalimin e tij dhe u shpreh: "Këto duhet të jenë raketa". "Mos u shqetësoni, qëndroni ulur sepse ky është normaliteti i Afganistanit të sotëm". /e.v/
KOMENTE